Profili në Facebook i Diego Armando Maradonës është hakeruar. Si foto profili është një foto e brazilianit Pele, e shoqëruar me shkrimin “Idhulli im më i madh”.
Janë postuar disa mesazhe makabre, shumica e të cilëve është arritur që të fshihen. Ajo që bëri më shumë bujë kishte lidhje me vdekjen e Maradonës, në nëntor të vitit 2020: “E dini besoj që bëra sikur vdiqa, apo jo?”.
Familja e Maradonës ka konfirmuar nëpërmjet Instagramit që bëhet fjalë për një sulm. Në orët e fundit ka pasur dhjetëra postime anormale në profilin e legjendës së futbollit, që ka mbi 12 milionë ndjekës në Facebook, të tilla si: “Nuk ka coca këtu në Parajsë, vetëm Pepsi”, “CR7 është m…, jetë të gjatë Messit” dhe “Jetoj në Indonezi”.