Para të vegjëlve “Në kurthin e Piter Pan”, të ftuarit kanë gjithnjë copëza historish për të zbuluar. E emocionuar nga Rayani i cili i shprehu trishtimin për ngacmimet që i bëjnë për syzet, Dea Mishel Hoxha tregoi se ka dikur ka përjetuar edhe ajo të njëjtën gjë.
Rayan: Dea, ndonjëherë njerëzit më thonë gjëra të mërzitshme për syzet.
Dea Mishel Hoxha: Çfarë?
Rayan: Gjëra të këqija, më shajnë.
Dea Mishel Hoxha: Vërtet? Oh sa keq më vjen! O pse ta thonë këtë njerëzit?
Rayan: E di babi im.
Dea Mishel Hoxha: Shiko, e di ti që edhe unë kur kam qenë e vogël kam pasur syze, kështu si ti fiks?
Rayan: Vërtet?
Dea Mishel Hoxha: Po, kam pasur syzee si ti dhe mua më thoshin…se fëmijët nuk i kursejnë gjërat, “o teleskop, o katërfenerësh”, të gjitha.
Dea shton se i janë gjendur prindërit gjithnjë pranë që e kanë mbështetur dhe e kanë këshilluar mos të dëgjojë fjalët rreth saj. Ajo i inkurajon fëmijët duke u thënë se kanë dritë brenda vetes dhe se s’duhet të lënë askënd t’ua shuajë. Në këtë moment, i kujtohet edhe një tjetër histori kur një nga vajzat që dikur e bullizonte, në një takim të rastësishëm i kërkoi foto.
Dea Mishel Hoxha: Një vajzë që më bullizonte kur isha e vogël në shkollë, mëë bullizonte,bëhej grup edhe me shoqet e tjera që të më ngacmonin mua. Kur u rrita unë e pashë në një vend që na kishin ftuar të dyjave, edhe unë isha bërë e famshme. Erdhi e më kërkoi foto, më tha ‘Dea, mund ta bëjmë një foto bashkë, e mban mend, ne kemi qenë në klasë bashkë?’ çfarë t’i thoja, të mbaj mend, më ke nxirë jetën? i thashë s’të mbaj mend, por foton mund ta bëjmë. E shikon si vjen jeta? Në të ardhmen ata mund të kërkojnë një foto me ty.
