Mjeku njëkohësisht edhe ish-deputet i PD-së, Halim Kosova i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open foli për gjendjen e vendit nën kthetrat e pandemisë së covid që po përballet çdo ditë.
Ai la të nënkuptuar se mund të bashkëpunonte me kryeministrin Edi Rama në përballimin e situatës duke thënë se i shkon shpesh herë në mendje që ta marrë në telefon.
“Unë nuk jam njeri që kthehem mbrapa. Më vjen që ta marr në telefon e t’i them Ramës ma lër mua këtë punë e do e ndryshoj për 2 javë. Në Tiranë janë ndarë nga jeta 38 vetë”, tha Kosova.