Luftimet në Izrael dhe Rripin e Gazës vijojnë, ndërsa Hamasi ka marrë rreth 100 pengje dhe thotë se objektivi i tyre është shkëmbimi i të burgosurve me palestinezët e mbajtur në Izrael. Ali Barakeh tha se Hamasi ka një arsenal raketash afatgjatë.
Nga ana tjetër kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se hakmarrja e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit për sulmin më të keq në tokën izraelite në dekada sapo ka filluar
Rreth 900 njerëz kanë vdekur në Izrael që nga sulmi i papritur i së shtunës, duke përfshirë 260 njerëz të masakruar nga persona të armatosur të Hamasit në një festival muzikor. Që kur Izraeli filloi të sulmonte Gazën si përgjigje, pothuajse 690 njerëz kanë vdekur në anën palestineze.
Krahu i armatosur i Hamasit ka kërcënuar se do të vrasë një peng sa herë që Izraeli kryen një sulm ajror pa paralajmëruar civilët.