Qendra shëndetësore Klos, në rrethin e Matit, është një prej qendrave ku kanë filluar punimet për rikonstruksion. Së shpejti, 22 mijë banorët e kësaj bashkie do të marrin shërbimin mjekësor në qendrën e rehabilituar sipas standarteve të shërbimit shëndetësor parësor. Drejtoresha e kësaj qendre, Valbona Kola tha se; “nuk ndalet puna në qendrat e kujdesit parësor nga veriu në jug të vendit. Punohet intensivisht në qendrën shëndetësore Klos për ta përfunduar sa më parë investimin që do të mundësojë një standard të ri shërbimi për qytetaët, në portën e parë të kujdesit shëndetësor. Ky është një premtim i mbajtur dhe për këtë jemi shumë krenarë”. Vendimi për fillimin e punimeve në këtë objekt është marrë nga KRRT me 23 nëntor 2018. Investitori është “HAP”, Health For All Project (Shëndet për të gjithë) dhe qeveria shqiptare. Punimet kanë nisur javë më parë dhe pritet të përfundojnë me 31 mars 2019. Vlera e projektit është 19.221.639 lekë. Prejt shumë vitesh në këtë objekt nuk është investuar. Rehabilitimi i Qendrës Shëndetësore Klos vjen në kuadër të investimeve që po kryhen në 80 qendra të tjera në vend. / P. Hasa/
Postime te ngjashme
Add A Comment