Garda e Republikës është duke marrë masa ekstreme sigurie për Kryeministrin Rama gjatë takimeve të tija elektorale.
Personat që i afrohen Ramës kontrollohen në detaje për mjete të paligjshme apo që mund të përdoren për të goditur kryeministrin.
Nuk dihet nëse shkaku i këtyre masave vjen për shkak të situatës politike në vend apo prej sinjalizimeve të mundshme për ndonjë rrezik që i kanoset kryeministrit.