Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hapen 471 vende të lira pune në administratë

17:17 / July 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
administrate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka vendosur sot që numri i punonjësve me kontratë të pjesshme për vitin 2019 të rritet me 471, duke shkuar nga 1335 që u vendos në fillim të vitit në 1806.

Në vendimin e mëposhtëm qeveria përcakton edhe institucionet ku do të shtohen punonjësit e rinj me kontratë të pjesshme.

Referuar vendimit, vendet e lira të punës janë tek Kuvendi dhe në ministri.

Vendimi i plotë

  1. Në vendimin nr.16, datë 16.1.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:

a) Në pikën 1, numri i punonjësve me kontratë të përkohshme ndryshohet dhe bëhet 1 806 punonjës.

b) Në lidhjen nr.1, të përmendur në pikën 1, bëhen shtesat, me këtë përmbajtje:

i. Ndarja “Gr.30, Gjykata Kushtetuese” shtohet sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

ii. Në ndarjet “Gr.02, Kuvendi”; “Gr.05, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”; “Gr.06, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë”; “Gr.10, Ministria e Financave dhe Ekonomisë”; “Gr.14, Ministria e Drejtësisë”; “Gr.26, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit”; “Gr.29, Këshilli i Lartë Gjyqësor”; “Gr.87, Institucione të tjera qeveritare” dhe “Gr.95, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit”, shtohen nënndarjet përkatëse sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.

  1. Ngarkohen institucionet e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë detajimin e numrit të punonjësve, kategorinë përkatëse të pagës dhe burimin e financimit të tyre.

administratë Vende Pune
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.