Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Hapen aplikimet për postin e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP

09:45 / November 7, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
akep
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave ka hapur procedurën e aplikimeve për mandatin e një anëtari të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Vendi vakant është krijuar me përfundimin e mandatit të anëtarit që mban edhe pozicionin e Kryetarit të Këshillit Drejtues, Tomi Frashëri. Frashëri u zgjodh në krye të këtij institucioni në vitin 2019, duke zëvendësuar ish-kryetarin, Ilir Zela.

Sipas ligjit “Për komunikimet elektronike”, Këshilli Drejtues përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje jo më shumë se një herë.

Kuvendi cakton kryetarin, ndërmjet anëtarëve të Këshillit Drejtues. Kryetari i Këshillit Drejtues është drejtuesi ekzekutiv i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Kriteret e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave për kandidatë janë ato të parashikuara në ligjin “Për komunikimet elektronike”.

Aplikanti për pozicionin e anëtarit të Këshillit Drejtues nuk duhet të jetë bashkëshorti ose i afërm, deri në shkallë të dytë, i anëtarëve të Këshillit të Ministrave; i dënuar nga gjykata për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë; debitor, kreditor ose aksionar në një shoqëri, e cila i nënshtrohet kuadrit rregullator të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare; i përjashtuar me ligj për të mbajtur poste publike shtetërore.

Aplikanti që do të emërohet në pozicionin e anëtarit të këshillit drejtues të AKEP-it duhet të japë dorëheqjen nga çdo post ose funksion zyrtar e partiak, të tërhiqet nga çdo veprimtari private fitimprurëse, si dhe të shesë e të shlyejë çdo interes financiar, që mund të ketë në shoqëri, që ushtrojnë veprimtari tregtare nën juridiksionin e AKEP-it.

Afati i dorëzimit të aplikimeve është data 22 nëntor 2024.

Përfundimi i mandatit të Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP, përkon me procesin e dhënies së të drejtave të përdorimit për frekuencat e para të teknologjisë 5G. Afati për dorëzimin e ofertave ishte data 17 tetor. Ndryshe nga sa ka ndodhur me proceset e mëparshme, AKEP nuk ka lejuar praninë e medias në hapjen e ofertave. Madje, megjithëse kanë kaluar tre javë nga dorëzimi i tyre, ky institucion nuk ka bërë asnjë njoftim publik lidhur me procesin.

Ashtu siç pritej, në proces paraqitën oferta ky operatorët ekzistues të shërbimeve celulare, Vodafone Albania dhe One Albania. Ofertat e tyre besohet se kanë qenë pranë vlerës minimale të kërkuar nga AKEP për brezat përkatës. Procedura e hapur nga AKEP parashikon dhënien e deri në pesë të drejtave të përdorimit në brezin 3400-3800 MHz, përkatësisht dy me një sasi spektri prej 80 MHz dhe tre me një sasi spektri prej 40 MHz.

Për blloqet me sasi spektri prej 80 MHz shuma minimale e ofertave të pjesëmarrësve në garë ishte 3 milionë e 624 mijë euro. Për blloqet me sasi spektri prej 40 MHz vlera minimale e ofertës ishte 1 milion e 812 mijë euro./ Monitor

AKEP
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.