Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hapet Qendra e Strehimit të Përkohshëm për migrantët e parregullt në Qafë Botë

22:30 / July 11, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qafe bote
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritet kufitare shqiptare hapën në skajin më jugor të Shqipërisë në Qafë Botë të Sarandës një Qendër për Strehimin e Përkohshëm për migrantët e parregullt.

Qendra u ngrit falë mbështetjes së Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, IOM dhe do të ofrojë shërbime për grupet e migrantëve të parregullt deri në procesin e kthimit pas drejt kufirit grek apo referimit për azil.

Pikëkalimi i Qafë Botës ka shënuar në gjashtë muajt e parë të këtij viti mbi gjysëm e prurjeve migratore të parregullta që kanë hyrë nga Greqia në Shqipëri. Qendra ka kapacitetin për të strehuar 60 persona, duke përfshirë hapësira të vëna në shërbim për regjistrimin e migrantëve, intervistimin e individëve në kushte vulnerabël, hapësira miqësore për fëmijët, klinikë ambulatore dhe kontejnerë për të siguruar kushtet e duhura higjieno-sanitare.

Drejtoresha e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin Alma jani tha se mbështetja për policinë kufitare erdhi pas evidentimit në Qafë Botë të nevojës për kapacitete pritëse për migrantë e parregullt që hyjnë në territorin shqiptar nga Greqia fqinje.

“Qendra e re është një shembull që do të garantojë trajtimin dinjitoz të migrantëve dhe do të sigurojë, ndër të tjera, strehim, ndihmë mjekësore dhe siguri,” tha zonja Jani.

Ndërsa Drejtori i departamentit të Kufirit në Policinë e Shtetit Sajmir Boshnjaku tha se qendra e ndihmon policinë shqiptare ne sigurimin e standardeve ndërkombëtare për trajtimin e migrantëve të parregullt.

“Janë një seri shërbimesh që do ta lehëtsojnë si punë e policisë kufiatre dhe pritjen e migrantëve”, tha zoti Boshnjaku.

Ngritja e Qendrës së Regjistrimit dhe Strehimit të Përkohshëm vlerësohet nga autoritete e emigracionit në policinë kufitare si nevojë për fluksin e shtuar të migrantëve të parregullt që hyjnë në Shqipëri përmes pikës kufitare me Greqinë.

Gjatë periudhës janar qershor të këtij viti në territorin e Shqipërisë janë identifikuar rreth 3600 migrantë të parregullt, prej të cilëve mbi 1500 kanë hyrë përmes pikës kufitare të Qafë Botës. Kjo është qendra e tretë e përkohshme që ngrihet në Shqipëri për migranët e parregullt, pas asaj të hapur në Grehot të Gjirokastrës në vitin 2017 dhe asaj në pikën kufitare të Kapshticës në vitin 2019.

Ngritja e qendrës së fundit në Qafë Botë u bë e mundur nga fonde të qevrisë Norvegjeze dhe Daneze të cialt e mbështesin Shqipërinë në programet për migrantët e parregullt.

Krahas IOM edhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët UNHCR, koordinon me autoritetet shqiptare të kufiirt dhe Drejtorinë e Azilit dhe Shtetësisë masat ndërkombëtare për të mbrojtur dhe ndihmuar refugjatët .

Kjo sidomos për të përmirësuar aksesin në procedurat e azilit dhe zbatimin e masave të sigurisë gjatë procedurave, dhe veçanërisht aksesin në informacion dhe në mbrojtjen ligjore.

migrantet qafe bote qendra e strehimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.