Resorti më i shtrenjtë në botë tashmë është i hapur për biznes, dhe siç pritet do t’u lërë pa fjalë.
Një natë në këtë resort kushton plot 100 mijë dollarë. Ai quhet Banwa Private Island dhe ndërsa çmimi është mëse i kripur të siguron të jesh mik i gjithë ishullit. E çfarë ishulli se.
I ndodhur në arkipelagun e Palawan në Filipine, konsiderohet si kufiri i fundit ekologjik, 15 hektarë parajsë në tokë. Në faqen e resortit thuhet se “është një botë private ku koha ndal” dhe ku temperaturat rrallë zbresin nën 30 gradë Celsius. Janë 6 vila ku secila ka një pishinë të pafundme. Shihni galerinë e fotove.