Partia Demokratike, përmes deputetit të qarkut të Gjirokastrës, Tritan Shehu ka reaguar pas hapjes së aksit Kardhiq-Delvinë.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ai shkruan se ky qark do të protestojë më 7 korrik për këtë projekt dhe për 7 vite vonesë të përfundimit të këtij aksi.
Sipas tij, Rama duhet të japë llogari për vonesën disavjeçare për këtë aks, si dhe të sqarojë çmimet e punimeve.
Postimi:
Qarku i Gjirokastrës do te protestoje edhe per 7 vite vonese ne perfundimin e rruges Kardhiq- Delvine.
Edhe kunder shpenzime spekullative, afer 3 here me shume ndaj atyre te parashikuara per perfundimin tashme si “breshka” te pjeses se mbetur te saj qe nga viti 2013!.
Pikerisht per keta dhe te tjera elemente diskutuam sot me Kryesine e deges PD ne Memaliaj dhe me tej me grupin organizator te Qarkut per protesten e 7 Korrikut, te mbledhur ne Kelcyre.
Sepse ne fakt te gjitha keto kane renduar dhe rendojne mbi qytetaret, perfshi dhe banoret e ketij Qarku, thellojne varferine ekstreme te tyre, i “nxine” jeten deri ne tragjedi!
Ndersa cuditerisht po sot, Kryeministri duke prere shiritin e deshtimit te tij, “mburet” aty nen tingujt e nje muzike te denje vetem per rregjimet.
Kur se pari duhej te jepte lligari e te mbante pergjegjesi kokeulur jo vetem per vonesen disa vjecare te punimeve, por dhe per ato cmime punimesh, shume me te larta edhe ndaj standarteve europiane, te grabitura nga xhepat e shqiptareve.
Motive me shume keto per te protestuar se bashku me 7 Korrik.