Ka përfunduar edhe vepra e fundit e artit në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.
Tuneli panoramik, në kilometrin 17 të rrugës, tashmë është plotësisht i akseueshëm për të gjithë përdoruesit e këtij aksi.
Ndërtimi i këtij tuneli, bën të mundur eliminimin e rrezikut të rrëshqitjes së dherave në këtë pjesë të aksit duke rritur sigurinë.
Ky tunel erdhi si një zgjidhje pas rrëshqitjes së nje masivi shkembor, të ndodhur në dhjetor 2017 në afërsi të fshatit Mamël, e cila bllokoi tërësisht njerën korsi të autostradës.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, inspektuan përfundimin e punimeve.
Ndërtimi i këtij tuneli, bën të mundur eliminimin e rrezikut të rrëshqitjes së dherave në këtë pjesë të aksit. Puna për ndërtimin e tij nisi për shkak të rrëshqitjes së një masivi dheu një vit më parë.