Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Hapja e kutive: PD në krye për vjedhjen e votave, LSI në vendin e katërt, partitë e mëdha u hoqën votat të vegjëlve

20:57 / October 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kqz 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rinumërimi i disa kutive të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, si provë për integritetin e numëruesve dhe procesit, ka prodhuar surpriza. Rinumërimi ka zbuluar vjedhje votash nga partitë e mëdha, duke ua hequr partive të tjera. Nga hapja e kutive rezulton se subjekti që ka vjedhur më shumë vota është pikërisht Partia Demokratike, e cila megjithatë i humbi zgjedhjet. Numëruesit i kanë shtuar 60 vota Partisë Demokratike, e cila si për ironi ka ngritur një komision hetimor për të hetuar abuzimet e pretenduara në zgjedhjet e 25 prillit 2021. 

Pas PD-së vjen Partia Socialiste, të cilës numëruesit i kanë shtuar 43 vota në mënyrë të padrejtë, duke ua hequr partive të tjera. E treta renditet Partia Socialdemokrate, e cila nga hapja e kutive rezulton se ka marrë 9 vota më shumë. Lëvizja Socialiste për Integrim, partia më problematike sa i takon blerjes dhe tjetërsimit të votës, renditet e katërta, ku u ka marrë 7 vota partive të tjera. Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare ka marrë 2 vota tepër, ndërsa Aleanca Demokracia e re një votë. Nga ana tjetër, i janë hequr 4 vota Partisë Bindja Demokratike, dy vota Nismës Thurje, dy vota koalicionit ABEOK dhe një votë Lëvizje për Ndryshim. 

Ky rezultat është prodhuar nga rinumërimi i votave në 235 qendra votimi. Numri total i qendrave të votimit është 5,199. Rinumërimi i pjesshëm tregon edhe një herë se partitë e mëdha vijojnë të marrin votat e partive të vogla. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi disa kuti votimi në Tiranë pas zgjedhjeve parlamentare të 2017, me këmbënguljen e PDIU me në krye Shpëtim Idrizi. Nga rinumërimi rezultoi se PS-së i kishin vjedhur vetëm 16 vota, ndërsa Partia Demokratike kishte vjedhur 77 vota. Partia që kishte vjedhur më shumë ishte LSI, 80 vota. PDIU kishte vjedhur 52 vota në 57 kuti, por nga ana tjetër i kishin vjedhur  57 vota në 57 kuti

hapja kutive vjedhjen votave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.