Hapja e tunelit të Llogarasë ka nxitur pushuesit që të shkojnë drejt jugut për plazh.
Duhet theksuar se aktualisht vetëm një krah i tunelit është hapur për qarkullim këtë sezon veror dhe pranë tunelit krijohet trafik, pasi rruga ngushtohet nga dy korsi në një.
Tuneli i Llogarasë shkurton distancën për në jug, ndërkohë që nga Dukati në Palasë tani do bëhet për vetëm 7 minuta nga 30 minuta që bëhej më parë. Ndërkohë, nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta.
Pas mbylljes së sezonit turistik do të nisë puna për krahun tjetër dhe pritet që në vitin 2025 qarkullimi do jetë i hapur në të dyja krahët. Tuneli i Llogarasë këtë sezon do të jetë i hapur për kalimtarët pa pagesë, ndërsa nga viti i ardhshëm tarifa për të kaluar do të jetë 5 euro.