Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pati sonte një takim konstruktiv me përfaqësuesit e mbi 20 bizneseve nga Mitrovica. “Dikur shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik, Mitrovica është lënë anash në këto dekadat e fundit. Por tani është momenti i kthesës, sepse ua kemi borxh këtij qyteti dhe këtyre njerëzve”, nënvizoi Kryeministri i Kosovës.
Ai premtoi politika të reja fiskale dhe fokusimin intensiv të institucioneve në temat e ekonomisë, të cilat e çojnë vendin drejt zhvillimit.
Haradinaj shtoi se: “Dhe bashkë duhet të angazhohemi drejt këtij zhvillimi, siç duhet të angazhohemi edhe në integrimin e pjesës tjetër të qytetit, përmes projekteve ekonomike”.