Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Haradinaj, Pacolli e Limaj urojnë shqiptarët e Tuzit për fitoren

23:04 / March 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tuz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fill pas shpalljes së rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale në komunën e Tuzit në Mal të Zi, shqiptarët atje kanë marrë urimet nga krerët e shtetit dhe politikës në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar banorët shqiptarë të komunës së Tuzit për fitoren në zgjedhjet e sotme.

“Sonte Malësia ka fituar! Shqiptarët, të bashkuar si kurrë më parë, kanë votuar koalicionin ”Malësia na bashkon”. Urime të gjithë malësorëve, dhe shqiptarëve kudo!”, shkruan Pacolli në Facebook.

Edhe kryeministri Haradinaj shkruan në fb se “Bashkimi në koalicion i subjekteve politike shqiptare, fitoi të drejtën për të qeverisur me Tuzin. Një shembull i shkëlqyer se uniteti i faktorit shqiptar sjell suksesin. Urime shqiptarëve të Tuzit për këtë fitore historike!”

Edhe Fatmir Limaj, ka përcjellë urimet e tij duke thënë se kur shqiptarët bëhen bashkë, fitoret janë të pashmangshme.

“Kjo u konfirmua sonte me fitoren e koalicionit “Malësia na Bashkon”. Rezultatet e para tregojnë për një fitore historike të partive shqiptare në Tuz. Urime Malësisë së Madhe dhe të gjithë shqiptarëve!”

Sipas rezultateve paraprake të shtabit zgjedhor të koalicionit të shqiptarëve në Tuz, ata kanë marrë 80 për qind të votave të viseve malore, ndërkohë që priten të publikohen edhe rezultate e para zyrtare.

tuzit urime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.