Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç se Serbia do të dislokojë ushtrinë në veri të Kosovës.
Haradinaj i bën thirrje Serbisë që të heqë dorë nga politikat luftënxitëse dhe t’i tërheqë trupat paramilitare nga veriu, ndërsa kërkon nga BE dhe SHBA që të ndërhyjnë për qetësimin e situatës.
Postimi i Ramush Haradinajt:
Shteti i Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka për heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri.
Qeveria e Serbisë të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t’i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare. Apeloj te BE dhe SHBA që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri.
Paqja është e paalternativë! Kosova dhe Serbia të ulen dhe ta arrijnë marrëveshjen e paqes për njohje të ndërsjellë!