Revolucioni në transport në të gjithë botën nuk ka ndërmend të ndalet. Një epokë mbaron dhe shumë shpejt do të lihet mënjanë dhe miti i shpejtësisë.
Kostot e transportit rrugor tejkalojnë përfitimet dhe BE përshpejton reflektimet dhe veprimet konkrete për të kufizuar dëmet dhe për të mbrojtur përdoruesit e dobët. Logjika tani e tutje do të jetë “kush përdor paguan”, jo “paguan shoqëria” siç ka qenë deri më tani.
Për më tepër në projektligjin e propozuar që është në Parlamentin Europian kërkohet mes të tjerash vendosja e kufizuesit automatik të shpejtësisë. Gjithashtu “kutia e zezë” dhe sensorët për këmbësoret dhe çiklistët, ndërsa për makineritë e rënda do të jetë e detyrueshme një pajisje që rrit shikueshmërinë e jashtme të shoferit.
Këto ndryshime ligjore sipas mediave ndërkombëtare vijnë pasi kurrë nuk janë konsideruar nga kompanitë kostot sociale dhe tragjike të një motorizimi pa dallim, dhe pothuajse është injoruar transformimi kulturor.
Pa dashur ndryshim të përmbajtjes dhe modelit të b iznesit, dhe për më tepër figura e keqe botërore me falsfikimin e të dhënave mbi emëtimin diesel, që jo vetëm zbuluan besimin e keq, por edhe gabime strategjike që nuk kanë braktisur një teknologji të vjetëruar në kohë. Janë këta faktorë që lëkundërn qeverisjen politike europiane.
Por nuk është vetëm Europa që hap sytë. Edhe në SHBA gjithashtu ka përpjekje për këtë por dhe në aspeke të tjera të ndotjes globale nga mjetet motorike.