Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Marcle ishin prezent në tapetin e kuq në New York, vetëm disa ditë para publikimit të një dokumentari të shumëpritur të Netflix për ta dhe udhëtimin e tyre mbretëror.
Duka dhe Dukesha e Sussex-it morën çmimin Robert F. Kennedy Ripple of Hope mbrëmjen e 6 Dhjetorit. Çifti u njoh për punën e tyre në drejtësinë racore dhe shëndetin mendor përmes Fondacionit të tyre Archewell.
Çmimi vjen pasi Princi Harry tha se familja mbretërore nxjerr rregullisht histori për njëri-tjetrin, duke e quajtur atë “një lojë të pistë” në një trailer të ri për serinë e shumëpritur të dokumentarëve të Netflix rreth tij dhe gruas së tij Meghan.
Tre episodet e para të serialit do të jenë të disponueshëm të enjten, tha shërbimi i transmetimit, mes spekulimeve të përhapura mbi atë që çifti, Duka dhe Dukesha e Sussex, do të thonë për anëtarët e tjerë mbretërorë.
Që kur Harry dhe Meghan u larguan nga detyrat mbretërore dy vjet më parë dhe u transferuan në Kaliforni, ata kanë kritikuar ashpër monarkinë britanike dhe akuza për racizëm, akuza që familja i ka hedhur poshtë.
Princi Harry është shprehur në intervista se nuk i ka aspak marrëdhëniet e mira me pjesën tjetër të familjes, veçanërisht me babanë e tij, Mbretin Charles, dhe vëllain e madh, Princin William, trashëgimtarin e fronit.