Harta e re gjyqësore nga data 1 shkurt ka hyrë në fuqi dhe duket se ka sjellë një riorganizim të sistemit të dretjësisë
Arben Lena përfaqësues i dhomës së avokatisë gjatë një intervistë tha se “Dhoma e avokatisë ka përgatitur ankimim për hartën e re gjyqësore”.
Sipas tij “është antikushtetues sepse aksesi në drejtësi i qytetarëve duhet të sigurohet në mënyrë të pakufizuar”.
Arben Lena: Dhoma e avokatisë ka përgatitur ankimim për hartën e re gjyqësore. Është antikushtetues sepse aksesi në drejtësi i qytetarëve duhet të sigurohet në mënyrë të pakufizuar. Gjithashtu është e përcaktuar në rezolutën e BE mënyra e aksesit në drejtësi. Duke pasur parasysh këto element ne e kemi kundështuar në Gjykatën Kushtetuese. Këto problematika janë problematika të logjistikës, të sigurisë dhe problematika të dhënies së drejtësisë. Nëse do të mendojmë se si do të funksionojë pikpamja logjistike një gjykatë kemi të bëjmë më një gjykatë e cila ka 6 salla gjykimi dhe pretendohet që me këto 6 salla të mbulojë gjithë problematikat e Shqipërisë.
“Aty do të jenë dhe të paraburgosurit dhe të burgosurit, është një problematikë që e kemi ngritur. Sa i përket dhënies së drejtësisë kemi të bëjmë me një stok të madh pasi përveç dosjeve që janë stok, vazhdimisht do të vijnë dosje të tjera.”, tha ai.