Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hartohet strategjia ndërsektoriale e mbrojtjes së viktimave të krimit 2024-2030

23:44 / September 4, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
drejtesi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Drejtësisë njoftoi sot, se ka nxjerrë për konsultim publik “Strategjinë Ndërsektoriale e Mbrojtjes së Viktimave të Krimit 2024-2030”.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ministria e Drejtësisë thekson se, “në rrugën sfiduese të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, Ministria e Drejtësisë ka iniciuar dhe prioritizuar procesin e hartimit të Strategjisë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit 2024-2030”.

“Kjo nismë novatore gjithëpërfshirëse, e diktuar nga nevoja për avancimin e agjendës Evropiane të Shqipërisë, synon të përafrojë legjislacionin tonë vendas më të BE-së me qëllim adresimin e nevojave të viktimave të krimit.

Ministria e Drejtësisë po udhëheq me përkushtim punën për hartimin dhe intensifikimin e këtij dokumenti strategjik i fokusuar posaçërisht në forcimin e standardeve të të drejtave të viktimave të krimit për të garantuar nëpërmjet shtyllave kryesore: Përfshirjen e veprimeve aktive që targetojnë viktimat e krimit dhe synojnë fuqizimin e tyre nëpërmjet bashkëpunimit institucional.

Koordinimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në kuadër të zbatimit të mekanizmave mbrojtës dhe rehabilitues së viktimave të krimit. Shkëmbim të praktikave më të mira ndërmjet shteteve anëtare të BE-së për mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave. Integrimin e perspektivës gjinore në hartimin dhe zbatimin e strategjisë”, bëhet me dije në njoftim.

Ministria e Drejtësisë, thekson se në kuadër të gjithëpërfshirjes dhe transaparencës, mirëpret komente dhe sugjerime me qëllim përmirësimin e këtij dokumenti strategjik.

Paketa strategjike ndodhet për konsultim publik në linkun dhe do të jetë i hapur deri më 27/09/2023

Projektakti për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit dhe të Planit të Veprimit 2024–2030, si dhe pasaporta e treguesve, propozohet nga Ministri i  Drejtësisë, si një dokument politik i qeverisë shqiptare dhe si një nga prioritet kyçe të Ministrisë së Drejtësisë në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në muajin nëntor 2022, gjatë takimeve dypalëshe BE-Shqipëri, një nga nënpikat e prezantuara për Ministrinë e Drejtësisë është çështja lidhur me nivelin e përafrimit të legjislacionit të brendshëm me acquis dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Ky dokument strategjik, në mënyrë ndërsektoriale i kushton vëmendje të veçantë mbrojtjes dhe garantimit të të drejtave të viktimave të krimit në një sistem drejtësie penal të aksesueshëm, transparent dhe efiçent që mbron të drejtat e njeriut sipas standardeve evropiane.

Në hartimin e këtij dokumenti strategjik, janë mbajtur në konsideratë korniza strategjike e BE-së si Strategjia e BE-së për të Drejtat e Viktimave 2020-2025, parimet si dhe të drejtat bazë lidhur me të cilat udhëhiqet kjo strategji, si e drejta për informacion, e drejta për mbështetje dhe mbrojtje, në përputhje me nevojat individuale të viktimave dhe një sërë të drejtash procedural. Kjo strategji është mbështetur në konventat e Këshillit të Evropës, jurisprudencën e GjEDNj dhe acquis communautaire e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e viktimave të krimit.

krimi strategjia viktimat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.