Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hasani: Mbështesim Izraelin në të drejtën e tij për vetëmbrojtje. Palestinezët e meritojnë shtetin e tyre

18:54 / October 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cc1f4b05aae04d96ac5d48fd025a7070 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka folur në Këshillin e Sigurimit, ku u zhvillua një debat i nivelit të lartë për situatën në Lindje e Mesme.

Gjatë zhvillimit të seancës plenare në Këshillimin e Sigurimit, ishte i pranishëm dhe Sekretari Amerikan i Shteti si edhe ministrat e Jashtëm të Izraelit dhe Palestinës.

Gjatë fjalës së tij ministri u shpreh se, “Shqipëria mbështet Izraelin në të drejtën e tij legjitime për vetëmbrojtje. Ne besojmë se ekziston një mënyrë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e Izraelit.

“Duhet marrë çdo masë paraprake për të mos dëmtuar civilët. Hamasi priste që bota të kthehej kundër Izraelit, ne nuk duhet të mashtrohemi”, u shpreh Hasani.

Ndër të tjera Hasani u shpreh se, “Shqipëria dënon çdo legjitimim apo glorifikim të sulmeve terroriste. Qëllimi i Hamasit nuk është të mbrojë palestinezët, veprimet e tyre nuk i përfaqësojnë ata. Palestinezët duhet të jenë të parët që kundërshtojnë aktet e tmerrit. Hamasi po ua mohon atyre të tashmen, po u vjedh të ardhmen. Ne jemi të shqetësuar nga një rritje e frikshme e ndjenjave antisemite”.

Nuk duhet të qëndrojmë indiferentë, shtoi ministri, përballë thirrjeve që vijnë nga narrativa naziste. Duhet të reagojmë kundër të gjithë atyre që ndezin flakët e përçarjes dhe diskriminimit.

“Situata humanitare në Gaza është dramatike. Dënojmë sulmin në spitalin Al-Ahli dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë për përgjegjësisë. Mirëpresim marrëveshjet për kalimin e autokolonave humanitare në Gaza. Nevojat janë shumë herë më të larta, por përpjekjet duhet të vazhdojnë. Ndihma humanitare për civilët duhet të vazhdojë pa pengesa”nënvizoi më tej shefi i diplomacisë.

Gjatë fjalës së tij, Hasani nënvizoi se, “mirëpresim lirimin e pengjeve nëpërmjet asistencës. Të shmanget përhapja e konfliktit që do të tensiononte të gjithë Lindjen e Mesme. Dënojmë sulmet e Hezbollahut mbi Izraelin, bëjmë thirrje që të përmbahen nga veprimet e paprovokuara. Retorika provokuese nuk ndihmon, të përcjellim mesazhe kujdesi dhe përgjegjësie.  Izraeli ka nevojë për siguri dhe meriton siguri”

Ndër të tjera Hasani tha se, “Palestinezët kanë nevojë dhe e meritojnë shtetin e tyre.  Çështja e Palestinës nuk duhet të vazhdojë të mbetet një punë e papërfunduar. Shqipëria rithekson mbështetjen e saj për të dyja kombet, për të dyja shtetet. Shqipëria mbështet projekt-rezolutën e SHBA-ve, që trajton të gjitha çështjet përkatëse”.

Hasani izrael
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.