Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hasani në Kosovë: Serbia të ndalë lojën qesharake me ushtrinë në kufi

20:25 / January 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hasani ne Kosove 16
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Takimin e parë të turit 3 ditor në Ballkan, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani e nisi nga Kosova, duke dhënë në krah të homologes së tij Donika Gërvalla mesazhin e qartë për mbështetje të pakushtëzuarnga ana e Shqipërisë, rol të cilin e vlerësoi edhe shefja e diplomacisë kosovare.

“Në çdo rast, në të mirë dhe të keq, Shqipëria do jetë këtu pranë Prishtinës dhe gjithë shqiptarëve të Kosovës.”

“Shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, mund të shndërrohen në një bërthamë të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë duke dhënë shembuj të mire të bashkërendimit dhe bashkëpunimit të ngushtë.”

Ngjarjet e Banjskës për Kryediplomatin Hasani janë dëshmi e një stabiliteti në rrezik, duke dënuar lojën qesharake sikundër e cilësoi ai dërgimin e ushtrisë serbe në veri të Kosovës.

“I bëjmë thirrje të gjithë aktorëve dhe faktorëve që jetojnë në shekullin 21, të mos i çojnë ushtritë fqinjit më tek kufiri, askush nuk duhet ta vazhdojë më këtë lojën qesharake sepse garancia më e madhe për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës është NATO, ku edhe Shqipëria është pjesë.”

Gërvalla foli me shqetësim për masat e vëna nga BE-ja ndaj Kosovës, duke kërkuar nga vendet e unionit që të ulin Serbinë në tavolinën e diskutimit që të nënshkruajë draftin e ri për asociacionin.

“Tani topi ka kaluar te BE-ja dhe duhet të sjellin në tavolinë Serbinë për të nënshkruar marrëveshjet që janë lidhur gjatë vitit të kaluar. BE-ja duhet të lëvizë.”

Edhe ministri Hasani foli për një avancim në qëndrimin e shefit të qeverisë së Kosovës Albin Kurti në këtë proces.

“Kemi avancuar për këtë, sepse ka një pranim nga z. Kurti të një formule, e cila në 26 tetor në Bruksel, i është vendosur në tavolinë.”

Gjatë vizitës në Prishtinë, Ministri Hasani u takua edhe me Presidenten Vjosa Osmani, të cilën e garantoi se Shqipëria do jetë mbështetësja më me zë e Kosovës në të gjitha forumet dhe organizat ndërkombëtare. Në takimin me kreun e Kuvendit Glauk Konjufca u theksua rëndësia e zgjerimit të dialogut politik përmes diplomacisë parlamentare. Ndërsa në takimin me zv.kryeministrin Besnik Bislimi u theksua roli i Shqipërisë në avancimin e njohjeve dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

ministri hasani Serbia ushtrine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.