Ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme, Igli Hasani gjatë një konference për me homologun turk, Hakan Fidan, tha se në këtë takim u disktua bashkëpuni në fushën ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve si dhe pritet hyrja në fuqi e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit.
”Turqia mike na është gjendur gjithmonë pranë në ditët tona më të vështira. Marrëdhëniet mes vendeve tona kanë njohur vetëm rritje e konsolidim. Intensifikimi i dialogut politik mes nesh, ka sjellë një rritje të bashkëpunimit dypalësh. Diskutuam për bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe tregtare.
Lexo edhe :
Related Posts
Presim hyrjen në fuqi të marrëveshjes për Njohjen Reciproke të Lejeve të Drejtimit. Përmbushja me sukses e angazhimeve tona për 2024, do të kërkojë dhe bashkëpunimin me Turqinë. Vlerësoj Turqinë për mbështetjen në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Agresioni rus në Ukrainë, të rrisim koordinimin për t’u përballur me sfidat e sigurisë”.