Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim, zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Yevhen Perebyinis.
Ministri Hasani ritheksoi mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën dhe popullin e saj në rezistencën e tyre heroike.
Gjatë ditës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi takime kortezie me Ambasadorin e Sllovenisë, Peter Japelj dhe Ambasadorin e Suedisë, Niklas Ström, ku diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.