Presidenti Hashim Thaçi mbërriti në Tiranë rreth mesditës së sotme. Ai ndodhej në Vjenë prej dy ditësh, kryeqyteti austriak ishte ndalesa para nisjes për në Washington, por ngritja e akuzave ndaj tij nga Haga e la në mes këtë vizitë.
Ndërsa pritej që të shkonte direkt në Kosovë, Presidenti Thaçi zbriti në Tiranë e më pas i është drejtuar jugut të Shqipërisë. Ai është fotografuar në një restorant të njohur ku Presidenti dhe shoqruesit e tij kanë drekuar.