Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka telefonuar familjen e policit të rënë në detyrë Afrim Bunjaku për t’u shprehur ngushëllimet. Njoftimi u bë i ditur nga nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.
“Nga Haga, përmes telefonit, familjarët e Afrimit i ngushëlloi edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili është prekur thellësisht nga rënia e tij, duke shprehur mirënjohje për sakrificën e lartë të tij në shërbim të atdheut”, tha Lushtaku.