Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi uron sot në 83 vjetorin e lindjes gjeniun e letrave shqipe, Ismail Kadare. Thaçi shkruan se edhe në këtë moshë, mendja e tij krijuese nuk po resht së krijuari kryevepra letrare dhe eseistike.
Shkrimtarit më të shquar shqiptar, Ismail Kadare, i shpreh urimet më të mira në 83 vjetorin e lindjes. Edhe në këtë moshë, mendja e tij krijuese nuk po resht së krijuari kryevepra letrare dhe eseistike. I dëshiroj shëndet, qetësi krijuese dhe lumturi në gjirin e familjes së shquar Kadare, me të cilën krenohet gjithë kombi ynë! H.TH’, ka shkruar Presidenti.