Kiara Tito u eliminua nga “Big Brother VIP” të shtunës përballë një nominimi “kokë më kokë” me aktoren Olta Gixhari.
Pas marrjes nën menaxhim të rrjeteve të saj sociale, moderatorja ka kryer një gjest që ka trazuar rrjetin.
Ajo ka hequr nga personat që ndjek në “Instagram” Lori Hoxhën dhe Arbana Osmanin, ndonëse Lori vazhdon ta ndjekë atë.
Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi, por gjesti i saj ka shkaktuar konfuzion te fansat.
