Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Haxhiu i drejtohet Bardhit, Balliut dhe Salianjit: Ju jeni fajtorë për dëmtimin e së djathtës

22:14 / February 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
baton haxhiu 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Baton Haxhiu iu është drejtuar deputetëve demokratë Gazment Bardhit, Klevis Balliut dhe Ervin Salianjit në studion e “Opinion” duke iu thënë se ata janë ndër fajtorët e situatës në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

Gazetari Haxhiu e ka argumentuar këtë deklaratë të tij teksa ka thënë që pasi i ka dëgjuar të 3 deputetët, ka kuptuar se sipas tij, ata nuk kanë frymë dhe as forcë për t’i bashkuar demokratët dhe për të krijuar revolucion.

Baton Haxhiu: Këtu nuk ka gatishmëri për bashkim dhe është për të ardhur keq. E ardhmja juaj me këtë gjuhë nuk ekziston për shumë arsye. Balliu foli me ngul se lista dhe logoja do të jetë vetëm e PD dhe e askujt tjetër. Dhe fakt që është në një proçes gjyqësor dhe fakti që Bardhi me deputetët ende presin vendimin e gjykatës, tregon se ju nuk jeni të gatshëm të pranoni realitetin. Realiteti i tanishëm është logoja dhe lista dhe nuk jeni të gatshëm ta bëni një gjë të thjeshtë. E djathta është e dëmtuar se ju jeni fajtorë që e keni bërë një gjë të tillë. Balliu tha që logoja dhe lista e jonë do të jetë ajo dhe pikë, domethënë se çfarëdo që vendos KQZ, Balliu paralajmëron se do i prishin zgjedhjet, nuk ka logjikë tjetër.

Bardhi ju po flisni për një grup politik dhe për të drejtën tuaj juridike, ju jeni një gjeneratë e re politike që e keni krijuar një skizmë që e ka një qëllim: Ose toleron dhe bashkohesh, ose bën parti politike të re dhe lëshon rrugën e liderëve të ricikluar.  

Dhe në fund po ju them të treve: Nuk njoh në politikë rast që liderët e ricikluar e fitojnë betejën. Liderët e ricikluar nuk krijojnë revolucion, asnjëherë. Revolucion krijon fryma. Unë ju dëgjova dhe ju as nuk keni frymë, as ide dhe as dëshirë për t’u bashkuar. Më falni, ju jeni fajtorët të tre kështu që po i drejtoheni publikut të së djathtës që jeni fajtorët që e djathta është anash. Mos fajësoni që të shtunën ju vijnë pak vetë dhe në mbrëmje ikin. Ju nuk keni as forcë, as frymë, as kurajo për t’i bashkuar dhe për të krijuar revolucion.

baton haxhiu Gazmend Bardhi PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.