Ilir Demalia shkruan se në librin “Blloku” të Isuf Kalos ka dy të pavërteta në lidhje me hedhjen në erë të bustit të Stalinit në Shkodër si dhe rolin e Edi Rama dhe Arben Imamit në një tubim në përkujtim të vrasjes së Xhon Lenon.
Isuf Kalo, gjatë gjithë librit “Blloku” , në mënyrë të djallëzuar shkruan faqe të tëra që nuk përputhen me realitetin. Anashkalon ngjarje dhe momente me qëllim . . .
Në f.474
“Pak kohë më vonë, më 14 janar 1990 në Shkodër u hodh në erë me dinamit busti i Stalinit dhe u zhvillua një demonstratë e heshtur e banorëve në qendër të qytetit.”
ne f.498
“Në vigjilje të shpalljes së pluralizmit politik, në një tubim në Institutin e Arteve, më 8 dhjetor 1990, në përkujtim të vrasjes së këngëtarit Xhon Lenon, protagonistit të grupit të famshëm britanik Bitëlls, i cili ishte shndërruar në ato vite në një simbol të kulturës, në sallën e mbushur plot, ndërkohë̈ që dëgjoheshin këngët e tij “Revolucion” dhe “Power to the people” (Fuqi popullit), studentët në sallë ngrinin lart dhe tundnin fotografinë̈ e këngëtarit, duke e shoqëruar atë me dy gishtat të ngritura lart, simbol i V-së (Victory), fitores.
Dy pedagogë të rinj në moshë të atij instituti, aktori Arben Imami dhe piktori Edvin Rama, të cilët do të luanin në vitet e mëpasshme role të rëndësishme politike në vend, shquheshin që atëherë për protagonizmin e tyre si frymëzues dhe aktivistë të ndryshimeve. Ndërkaq, regjimi bënte “të duruarin”, “të hutuarin”.
Në të dy këto raste thotë të pavërteta që nuk puqen me realitetin e kohës. Me standardet dhe analizat e së vërtetës në memoare-analizë të një kohe, disa të pavërteta rrëzojnë të tërën. Qëllimi, në funksion të shërbimit të shërbëtorit kastës në këtë rast dhe jo të vërtetës.
Absolutisht nuk është e vërtetë që në 14 janar 1990 është hedhur në erë me dinamit busti i Stalinit në Shkodër.
Në 14 janar 1990 u bë një demonstratë e heshtur në Shkodër para bustit Stalinit ku ishte organizuar tërheqja me litar e bustit të Stalinit.
Ai bust u hoq nga vetë shteti pas disa muajsh.
Absolutisht nuk është e vërtetë që përvjetorin e vrasjes së John Lenon në 8 dhjetor 1990 në Institutin e Lartë të Arteve e organizuan pedagogët e ri Edi Rama dhe Arben Imami. Te dy ata nuk kanë qenë në atë ngjarje. Edi Rama ishte në Korfuz!?? . . . Arben Imami diku tjetër . . .!
Ate ngjarje të përvjetorit të John Lenon e organizojë Ardian Klosi . . . Po atë natë u ngritën studentët për drita dhe ujë tek qyteti studentëve pa asnje ide dhe asnje mendim apo artikulim për pluralizëm politik.
Të pashfaqurat e dhjetorit 1990 që mundohet ti mbuloj duke i deformuar dhe interpretuar sipas marrëdhënieve te tij të vazhdimësisë sundimit të elitës komuniste në post-komunizëm si kontroll të demo(n)kracisë, janë pasojat që vazhdojnë ende sot si mungesë e demokracisë, shtetit të së drejtës, pavarësisë së institucioneve dhe Tallavasë shoqërore.
Kalo këtë e bën gjatë librit edhe me Kadaren, në rolin e tij demokratizimin e vendit?!!! duke anashkaluar dhe keqinterpretuar ngjarje si e mënjehersheme pas asaj te 14 janarit në Shkodër, “Demonstratën e heshtur” te 28 janarit 1990 dhe të tjera . . .
Së shpejti një analizë e triumfit të dytë komunist në demo(n)shkërdhatokraci . . .