Vesa Smolica u eleminua nga ”Big Brother Albania Vip 3” të shtunën dhe sot ka qenë e ftuar në Wake Up”. Ajo foli rreth eksperiencës së saj në këtë shtëpi, por nuk kurseu as disa fjalë për Heidin. Vesa shpjegon se dikur besonte tek dashuria e Heidit ndaj Romeos, por kohët e fundit, nga shumë situata të ndodhura, mendon që Heidi thjesht po luan me ndjenjat e tij. “Jam në mëdyshje që Heidi është duke luajtur me ndjenjat e Romeos. Nëse do e donte Romeon kaq shumë, nuk do më kishte nxjerrë në nomimin. Unë i rrija pranë në ato momente shumë të vështira”, u shpreh Vesa.
Heidi e nominoi dhe publiku e nxori nga shtëpia, Vesa Smolica: Ajo po luan me ndjenjat e Romeos
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment