Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, 4 mln € për të sjellë stacionin në kryeqytet

08:53 / November 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3413
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Projekti për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe shtesa në Rinas pritet të ketë vijim të punimeve edhe gjatë vitit të ardhshëm, duke planifikuar që të ndërhyhet në stacionin e 11 i cili është lënë jashtë projektit aktual.

Kjo parashikon sjelljen e Stacionit në kryeqytet nga Terminali, që është stacioni final në variantin fillestar. 

Referuar projekteve që do të financohen nga projektbuxheti i vitit të ardhshëm rezulton se qeveria ka parashikuar 400 milionë lekë apo 4.1 milionë euro për “Zbatimin e projektit të linjës hekurudhore terminali i transportit publik – stacioni i trenit Tiranë (4km), si zgjatim i linjës hekurudhore Durrës – Tiranë”.

Një tjetër projekt që do të financohet po me buxhetin e vitit të ardhshëm është blerja e njësive Elektrike (Emu) për Linjën Hekurudhore Durrës – Tiranë – Rinas me një fond 350 milionë lekë apo rreth 3.6 milionë euro. Tashmë qeveria ka hapur një tender lidhur me elektrifikimin e linjës në fjalë teksa gjithashtu parashikohet të dalë në tregje për të siguruar trenat e nevojshëm para vënies në funksion të hekurudhës.

Më herët, Hekurudha Shqiptare njoftoi për një “market teaser” duke tentuar që të merrte vëmendjen e palëve të interesuara për të ofruar njësitë e nevojshme për hekurudhën. Këto mund të ishin njësi të përdorura, ndërkohë që në të njëjtën kohë deklaroi se operimi i trenave të pasagjerëve do të kishte një model potencial koncesioni, pra, do të jetë nga një operator privat me eksperiencë në këtë fushë.

Në disa deklarata të bërë nga përfaqësues të qeverisë dhe drejtues të Hekurudhës nisja e plotë e operimit do të mund të bëhet vetëm në fillim të vitit 2027.

Ky projekt fillimisht u financua me një kredi rreth 70 milionë euro nga BERZH, ndërkohë që vetëm në fillim të këtij viti qeveria kërkoi një shtesë me 40 milionë euro të kësaj kredie për të mbyllur punimet e saj. Sipas argumentit, shkak për këtë shtesë ishte bërë shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit, që e kanë rritur dukshëm faturën ndërkohë që një pjesë e kësaj shtese do të shkojë për ndërtimin e stacioneve.

Hekurudha Tiranë-Durrës dhe shtesa në Rinas kanë një gjatësi 39 kilometra. Trenat në këtë hekurudhë do të jenë elektrike dhe do të përshkojnë distancën për 22 minuta. Në total do të jenë 11 stacione përgjatë gjithë linjës./Monitor

hekurudha Kryeqytet stacioni Tiranë-Durrës-Rinas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.