Hera mbush sot 6 vjeç dhe urimi më i bukur sigurisht që do të vinte nga mami Rezarta. Në 2013 ish këngëtarja dhe modelja solli në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Ermal Hoxhën.
Ajo ka publikuar në Instastory disa video të viteve më parë që tregojnë edhe sa shumë ka ndryshuar Hera.
Përkrah videove ajo ka bërë një urim shumë special për vogëlushen, duke e falenderuar për gjithçka që ajo ju ka dhuruar.
“Faleminderit bebja jonë që na mësove dashurinë më të madhe në botë… Faleminderit për dashurinë që na dhuron çdo ditë! Të duam në pafundësi mami dhe babi”, ka shkruar Rezarta.