Të paktën 4 kg heroinë janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se lënda u gjet e fshehur në një kamion. Mësohet se lënda narkotike kishte destinacion Italinë. Ajo është gjetur brenda një çantë, të cilën e mbante drejtuesi i kamionit, i identifikuar si 39 vjeçari, Bledar Shqarthi.
Kamioni ku u gjet droga ishte i ngarkuar me konfeksione. Lënda narkotike është konstatuar gjatë kontrollit nga policia kufitare me qen të antidrogës.
Policia ben me dije se është shoqëruar drejtuesi i kamionit dhe po merret në pyetje nga policia. Sipas saj, sasia e drogës e cila si destinacion mendohet se kishte Italinë nuk ka lidhje me firmën e materialeve, por ka qenë vetë shoferi që ka tentuar ta trafikonte drejt vendit fqinj.