Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Heronjtë e Ramës janë të fortët me muskuj, ndërsa të Metës, Vojo Kushi dhe Mujo Ulqinaku”- Agim Nesho zbulon arsyet pse ju bashkua Partisë së Lirisë

19:30 / August 3, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nesho1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, i cili aktualisht mban postin e zv.kryetarit të Partisë së Lirisë, ka zbuluar arsyet pse iu bashkua lëvizjes së re politike të ish-Presidentit Meta.

Përmes një postimi në facebook, ish-ambasadori thekson se janë qëndrimet e Ilir Metës në mbrojtje të kushtetutës ndër vite, ato që e shtynë atë të bëhej pjesë e PL-së.

Gjithashtu në shkrimin e tij, ai bën një krahasim të mbrojtjes së demokracisë që Ilir Meta i ka bërë Shqipërisë dhe përballë saj vendos atë që e cilëson si kapja totale e shtetit nga Edi Rama.

POSTIMI I PLOTË

Për ata që kërkojnë alternativën; Pse iu bashkova Presidentit Ilir Meta

Makina gjigande e propagandës së regjimit nuk ka më argumente të mbrojë më qeverisjen e falimentuar, por është hedhur në sulm me dezinformim, me falsifikime të rënda duke qenë gati të zhdukë edhe historinë e demokracisë shqiptare. Ata bëjnë presion se nuk ka alternativë, por alternativat janë përpara syve tanë.

Duke ardhur nga e majta unë kam bërë zgjidhjen time pa asnjë ekuivok. Ilir Meta është rritur si luftëtar i lirisë dhe demokracisë që me fillimin e lëvizjes studentore të vitit 1990. Ai erdhi në Partinë Socialiste me një grup studentësh të guximshëm për të ndryshuar dhe transformuar këtë Parti, atëherë kur të gjithë largoheshin. Ai tregoi karakter, guxim dhe u rrit si lider i ri në betejat e vendit, në bërjen e Kushtetutës së re, në mbrojtje të cështjes së Kosovës dhe integrimin sa më shpejt të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Karakteri i fortë, vendosmëria dhe vizioni për të ardhmen e bën atë jo vetëm lider të së majtës moderne Shqiptare por edhe një drejtues shteti të përkushtuar.

Sot Partia Socialiste me zotin Rama ka mbetur një shtëpi pa zot, e kapur nga një klikë që interesat e saj janë pushteti i palimituar dhe abuzimi me pasurinë publike. Zoti Rama u ftua në Partinë Socialiste për të ndryshuar imazhin e një partie të vjetër por ai solli anarkinë, shpërfilljen e vlerave të qytetarëve, mosmirënjohjen dhe shkatërroi vlerat e meritokracisë dhe profesionalizmit brenda partisë. Ai e shkatërroi partinë dhe e vuri atë në shërbim të një grupi besnikësh të Bashkisë së Tiranës, vizion që e shoqëron atë në drejtim të shtetit.

Heronjtë e Ilir Metës janë luftëtarët e lirisë si Mujo Ulqinaku, Vojo Kushi, ata të Edi Ramës janë të fortët me muskuj dhe para’ për të konsoliduar pushtetin. Iliri diti të ndajë luftën me gabimet e diktaturës, Rama përdhosi luftën dhe abuzoi me shtetin.

Si shtetar Ilir Meta krijoi arkitekturën e diplomacisë së re Shqiptare, duke i rritur rolin Shqipërisë me një politikë të jashtme dinjitoze të fqinjësisë së mirë dhe forcuar lidhjet me Perëndimin. Zoti Rama e personalizoi këtë politikë për protagonizëm dhe e vuri veten në pozicionin e vasalit të Erdoganit dhe shërbëtorit të Vucic deri në kompromentimin e cështjes kombëtare për interes të projekteve serbo-ruse si Ballkani i Hapur.

Rama mban me thonj pushtetin duke përdorur administratën civile, patronazhistët, duke u bërë klientelist i vendeve të tjera, ndërsa Meta është larguar nga pushteti kur ka parë se vendit i duhet një Mision i Ri si në vitin 2004 dhe 2022. Sot Rama i ka humbur identitetin Partisë Socialiste, ndërsa Ilir Meta po ngre alternativën e re.

Besimi tek lidershipi krijohet në vazhdimësi dhe njerëzit bien viktimë e propagandës së shfrenuar. Sa për veten, si pjesëmarrjes i lëvizjes së 2 Marsit nuk vajta te Ilir Meta. Ishte Meta që u kthye tek 2 Marsi për ta cuar vendin drejt një demokracie të konsoliduar, në respektim të Kushtetutës dhe të rikthimit të vullnetit të popullit në qeverisje, duke patur në program të Partisë së Lirisë domosdoshmërinë për realizim të Referendumit si garancia më e madhe e Sovranit për të mbrojtur demokracinë dhe rikthyer llogaridhënien.

heronjte Rames Ulqinaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.