Ndërkohë që shumica e shqiptarëve gëzon me familjet e tyre, ka dhe nga ata punonjës të cilët nata e ndërrimit të viteve i gjen shumë herë në shërbim. Mjekët e shërbimit të urgjencës , zjarrëfikësit dhe efektivët e policisë janë vetëm disa prej tyre të cilët janë të detyruar të festojnë larg familjeve të tyre, për shkak se duhet të jenë shërbim të qytetarëve për festat e fund vitit.
Mund të themi fare mirë se mbarëvajtja e festave të fundvitit dhe siguria jonë, varet nga sakrifica e këtyre heronjve, të cilët edhe për festa nuk ngurrojnë të lënë familjet e tyre për të na shërbyer neve.
Anduena Sefgjini