Miniera më e madhe në vend, ajo e kromit në Bulqizë, daton në vitin 1948. Për shumë dekada ajo mbajti në këmbë ekonominë shqiptare. Kromi i prodhuar nga kjo minierë “cau bllokadën”.
18 shkurti për bulqizakët është një datë e shënuar, historike. Ajo shënon hapjen e minierës dhe themelimin e klubit të futbollit.
Por, cuditërisht sot në qytetin e minatorëve askush nuk u kujtua të organizojë ndonjë aktivitet në nder të hapjes së minierës e ndërtimin e qytetit verilindor. Banorët shprehen se bashkia dhe koncesionari i minierës duhet të ishin kujtuar për këtë datë të shënuar. Do të mjaftonte dhe një ceremoni solemne, ashtu sic është organizuar cdo vit.
As për themelimin e klubit të futbollit “18 shkurti” nuk u kujtua njeri në qytetin e Bulqizës.