Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve të lartë, Koçi debat me Vokshin: Silleni si gjyqtarë e prokurorë, kujdes kur akuzoni!

22:40 / February 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
petro koci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në studion e emisionit “Frontline” ku u diskutua mbi raportin e Transparency International që e rëndit Shqipërinë vetëm me një pikë përmirësim sa i takon luftës ndaj korrupsioni, pati edhe debate mes deputetit të PS, Petro Koçi dhe deputetes së Rithemelimit Albana Vokshi sa i takon rolit të SPAK-ut në ndëshkimin e zyrtarëve të lartë.

Deputeti socialist tha se opozita nuk duhet të marrë rolin e prokurorisë apo gjykatës lidhur me hetime të caktuara dhe të lërë drejtësinë të bërë punën e vetë.

“Është e papranueshme që liderë politikë e quajnë SPAK-un organizatë kriminale. Ju bëni rolin e prokurorëve dhe gjykatësve, prandaj nuk merrni drejtësi gjykata i jep dënimet”- tha Koçi.

Deputetja demokrate iu përgjigj duke deklaruar se ka bërë denoncime të shumta në Prokurorinë e Posaçme por nuk ka pasur ndëshkime të zyrtarëve të PS.

“Kam shkuar në SPAK për check up-in u kam thënë se kam informacione shtesë. Njëri atje më thoshte hajde shpejt e shpejt, jo u thashë kam ardhur t’ua shpjegoj të gjitha edhe nëse duhet të rri me orë të tëra”- tha deputetja.

Debati në studio mes Vokshit dhe Koçit:

Koçi: Ndryshimi mes nesh është se unë kam guxuar dhe kam denoncuar edhe kolegë të mi kur kam parë shkelje, ti nuk e ke bërë kurrë

Vokshi: Po pastaj, ca bëre, u tërhoqe për të ruajtur atë vendin tënd. Nuk ke moral të vish të më thuash mua ti këtu sot.

Koçi: Iu hoq mandati sepse atë veprimtarinë fitimprurëse që bënte para se të bëhej deputet e quante normale dhe vijoi ta bënte edhe pasi u bë deputet

Vokshi: Të lutem lëre se nuk të bën nder ta mbrosh

Koci: Ty nuk të bën nder të përdorësh terma të tillë si ‘hajdut’, duhet të jesh e kujdesshme. Po të mbroj ty, nuk e lufton dot korrupsionin kështu ti.

Albana Vokshi hetimet petro koci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.