Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

22:43 / October 25, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lorenc vangjeli 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

96 orët e fundit që kanë të bëjnë me hetimin e SPAK ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, analisti Lorenc Vangjeli i konsideron si orët që po ndryshojnë Shqipërinë dhe që po shkruajnë historinë.

I ftuar në emisionin Opinion, Vangjeli tha se Kryeministri Edi Rama është personi më i painteresuar që Berisha të shkojë në SPAK, për arsye se i nevojitet në politikë si kundërshtar.

Sipas Vangjelit, pas procesit që po ndodh me ish-Kryeministrin Berisha, ministra dhe ish-ministra ndihen të frikësuar nga SPAK.

“Në Shtator 2021 në studion tënde kam thënë vilën më të famshme në Shqipër do ta shohim të bllokuar. Personi më i famshëm në këto 30 vjet është Sali Berisha.

Një palë mendon që drejtësia do jetë instrumenti magjik që do ndryshojë politikën shqiptare dhe ngjyrën e qeverisë. Është gjëja më e gabuar dhe shpresoj që të kuptohet që kjo edhe nuk ndodh. Drejtësia godet individin, fajësia është individuale. Pushteti dhe ngjyra e qeverisjes varet nga një trup gjykatësish dhe këta janë 3 milionë e kusur mijë shpirta shqiptarësh që vendosin se cilët do t’i qeverisin duke gjykuar dhe mbi CV e tyre.

Në rastin e parë ka dyshime të arsyeshme që z.Berisha është i përfshirë në një histori korrupsioni. Tjetra që është edhe më e dukshme është që me retorikën e tij të vazhdueshme po tenton të bëjë në mënyrën më të gabuar avokatinë e tij dhe personave të përfshirë në çështje.

Ka vetëm 2 njerëz sot për të cilët edhe logjika e Shkullakut nuk funksionon, dhe këta janë Sali Berisha edhe Edi Rama. Për këta dy njerëz për të cilët ka 30 vjet që shqiptarët votojnë këto nuk ekzistojnë, sepse ligjësia e moralit është shumë më i madh se gjithçka tjetër. Këta dy njerëz që kanë marrë besimin e publikut duhet të shkojnë sa herë që i thërret një pushtet i tretë.

E gjitha ngrihet mbi një aksion të gënjeshtër. Njeriu i fundit në Republikën e Shqipërisë i interesuar që Berisha të ballafaqohet me Dumanin dhe njerëzit e tij është Edi Rama. Edi Ramës i duhet Sali Berisha si kreu i opozitës, si njeriu që ka përballë.

Ata nuk të fusin brenda, por të rrëfejnë se si hapet procesi penal si hetohet . Berisha di shumë mirë që Edi Rama është i painteresuar sepse e do përballë.

Mulliri i zonjës Millonai që po bluan një shkëmb kaq të ashpër si z.Berisha gjithkënd tjetër i shkul me lehtësinë që gratë shkulun qimet e vetullave. Në këto ditë të nxehta, në 96 orët të cilat po ndryshojnë Shqipërinë dhe po shkruajnë histori, kur flitet për procesin e Berishës, kujtohen nja 4 a 5 ministra dhe ish-ministra të Ramës të cilët kur shikojnë se çfarë po ndodh me Berishën natyrisht pantallonat dhe rripin e pantallonave nuk e kanë te mesi, por e kanë diku gjetkë. Le të themi ndonjë pëllëmbë poshtë gjurit”, tha analisti Lorenc Vangjeli. 

Berisha hetimet Lorenc Vangjeli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.