Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hetimet kundër Berishës! Deputeti gjerman në Tiranë: Jam me SPAK-un, mos e sulmoni!

11:02 / October 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gunther Krichbaum zedhenes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gunther Krichbaum, zëdhënës i Çështjeve Europiane të Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe anëtar i Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane ndodhet në Tiranë, ku mori në mbrojtje SPAK-un pas sulmeve të fundit nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndaj të cilit gjykata vendosi dy masa në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.

Sali Berisha pretendon se nuk e njeh procesin dhe se nuk do të paraqitet në gjyq sepse është me imunitet, por zyrtari gjerman kishte një përgjigje për këtë.

“Reformat nuk bëhen në dobi të Berlinit apo Parisit, por vetë vendit që të përfitojnë nga frytet e anëtarësimit në BE një ditë. SPAK-u është e përkushtuar ndaj luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Unë do të mbrohesha kundrejt të gjitha sulmeve që do të dilnin prej klasës politike kundër SPAK-ut. SPAK-u është duke bërë punën e vet në interes të qytetarëve dhe BE. Të gjitha sulmet do i konsideroja të ndaluara. SPAK do të ketë mbështetjen tonë. SPAK ka punonjës me integritet. SPAK nuk është i politizuar.

Këto sulme janë të gabuara dhe absurde. Imuniteti nuk është një privilegj për parlamentar të caktuar, por mbron funksionalitetin e parlamentit. Imuniteti garanton dhe mbron funksionalitetin e parlamentit, por jo deputetëve përballë ligjit. Mund të pezullohet nga autoritetet kur ka të tilla procedura”, tha ai.

Gunther Krichbaum foli edhe për kushtet e Bundestagut për avancimin e Shqipërisë drejt BE-së. “Sikurse e dini ne kemi përcaktuar 15 kushte, deri tani është përmbushur pjesa më e madhe, por ka edhe disa pika të pakta, psh, reforma zgjedhore. Ligji për mediat është një tjetër kusht që duhet të plotësohet. Dhe reforma në administratën” tha ai.

Gunther Krichbaum zëdhënës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.