Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Hetimi për pasurinë, Kryemadhi: SPAK-u mori si kriminel kirurgun që operoi fëmijën tim

22:35 / April 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Monika Kryemadhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është nën hetim nga SPAK për pasurinë, pas denoncimit të bërë disa vite më parë nga Halit Valteri ku përmenden fatura të operacioneve plastike të saj jashtë shtetit.

E ftuar në studion e emisionit Opinion, Kryemadhi ka folur për këtë çështje, dhe ka treguar se rreth 100 persona janë pyetur nga SPAK në kuadër të hetimeve për pasurinë e saj.

Mes personave të pyetur nga Prokuroria e Posaçme, tregoi Kryemadhi, është edhe një kirurg italian që ka operuar fëmijën e saj.

Deputetja Kryemadhi tha se është e pashqetësuar për hetimin e SPAK, por denoncoi presionet që sipas saj bëhen ndaj personave që pyetën në lidhje me këtë hetim.

Monika Kryemadhi: Nuk mund të toleroj metodologjinë për kërcënimin dhe intimidimin që ju bëhet dëshmitarëve që thërrasin.

Blendi Fevziu: Kë kanë intimiduar?

Monika Kryemadhi: Vetëm për mua mund të kenë thirrur 100 veta. E dini ju që një doktor i cili ka operuar fëmijën tim, i cili ka që në ’90 që operon në Shqipëri dhe ka qenë vullnetar për fëmijët, është italian, ka qenë kirurg, pediatër etj. Është marrë në aeroport si kriminel. I janë hequr lidhëset, i është hequr rripi, e kanë çuar në komisariat, doktor i nderuar, e kanë marrë dhe e kanë çuar në SPAK për ta pyetur. Doktori ka kartelat mjekësore, sepse më shumë para ka harxhuar SPAK-u për përkthimin e letrave të porosisë se sa kanë kushtuar heqja e një lipome të fëmijës tim. Se kur i hiqet fëmijës një lipomë, nuk është operacion plastik. Dhe kur ke kartelën mjekësore që është hequr një lipomë, nuk mund të marrësh si kriminel një kirurg. Kur ke kartelën mjekësore që ta ka sjellë Italia, ke numrin e telefonit, ke adresën dhe mund të komunikosh.

Blendi Fevziu: Po njerëz të afërt tuaj janë thirrur?

Monika Kryemadhi: Gjithë shoqëria ime është thirrur, edhe të gjithë kanë qëndruar stoikë.

Blendi Fevziu: Po pse flisni për presione?

Monika Kryemadhi: Sepse i kanë kërcënuar, i kanë intimiduar. Si mund të marrësh një doktor italian dhe ta pyesësh a të ka dhënë Monika Kryemadhi lekë cash?

hetim Monika Kryemadhi pasuror
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.