Dhjetra efektivë policie janë marrë në hetim nga drejtoria e standarteve profesionale pasi kanë parë të dhënat në sistemin TIMS të ish kolegut të tyre Santiago Malko, që u ekzekutua të martën e kaluar në kryeqytet.
Hetimi administrativ ku pritet të jepen dhe vërejtje vjen pas publikimit të fotos së viktimës që për policinë çuditërisht klasifikohet sekret hetimor.
Por ndërkohë që kanë kaluar një javë nga atentati mafioz ende nuk ka asnjë të ndaluar për vrasjen, raporton Vizion Plus.
Pak kohë më parë edhe 4 efektivë në Elbasan u pezulluan nga detyra pas publikimit të fotove në media të disa armëve të sekuestruara , por pavarësisht kësaj gjykata e cilësoi pezullimin si të paligjshëm duke rikthyer në detyrë oficerët.