Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Hetuesit francezë: Deshën t’i zhvatnin 25 milion euro, sekuestrimi i Pol Pogba u organizua nga miqtë e tij

15:09 / January 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pogba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekuestrimi i Pol Pogba në marsin e vitit 2022 do të mbetet një nga historitë më të çuditshme të botës së futbollit. Një histori që tregon se si kanë ndryshuar gjërat falë milionave që qarkullojnë në këtë sport, pasi mesfushori francez, ka qenë viktimë e rrethit të shokëve të tij të ngushtë që ishin gati t’i zhvatnin atij shuma të konsiderueshme.

E përditshmja franceze “L’Equipe” ka siguruar dokumentet e hetuesve francezë të cilët bëjnë të ditur se një nga miqtë më të vjetër të mesfushorit ishte ai që organizoi gjithçka. Miku i tij Adama C. Ishte ai i cili kishte bërë gjithçka të mundur, pasi kishte çuar francezin në një apartament ku persona të armatosur e kishin kërcënuar. Pogba fillimisht kishte deklaruar se edhe ky mik i tij kishte pësuar të njëjtin trajtim. Por disa mesazhe zanorë të zbuluar nga policia tregojnë se ishte pikërisht ai që kishte organizuar gjithçka para se Pogba të shkonte në grumbullim më kombëtaren franceze.

Ideja e grupit të miqve të Pogba, ishte që t’i merrnin atij 25 milionë euro, shifër e cila kishte zbritur në 13 milionë euro në momentin e pritës që i kishin bërë lojtarit. Banda në fjalë, pas vdekjes së Raiolës, kishte tentuar që të bënte të njëjtën gjë, duke u shfaqur para zyrave të Juventusit duke kërkuar që të menaxhonte futbollistin. Vetëm në këtë fazë të dytë, në këtë mesele ishte përfshirë edhe Matias Pogba, i cili sqarohet se nuk ka gishte në rastin e parë të rrëmbimit dhe kërcënimit të vëllait të tij.

franceze hetuesit Pogba
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy skiatorë humbin jetën nga orteku në Alpet Franceze

13:19 / February 8, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Kompanitë franceze interes për investime në hekurudhë

13:33 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.