Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hezbollah rrit përpjekjet për trafikim të drogës në Evropë

21:50 / October 24, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hezbollahu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi militant libanez Hezbollah po bën përpjekje të rrisë trafikimin e drogës në Evropë, i thanë Zërit të Amerikës ish-zyrtarë të Shteteve të Bashkuara. Grupi militant, që ka mbështetjen e Iranit, po goditet nga një ofensivë e intensifikuar ushtarake izraelite që ka shkatërruar burimet kryesore të të ardhurave të grupit në Liban.

Zyrtarë ndërkombëtarë të zbatimit të ligjit i thanë Zërit të Amerikës, megjithatë, se grupi i përcaktuar si organizatë terroriste nga Uashingtoni përballet me disa sfida në rritjen e operacioneve të trafikut të drogës në Evropë.

Grupi militant libanez po përballet me një krizë financiare që kur Izraeli përshkallëzoi sulmet ndaj drejtuesve dhe infrastrukturës së organizatës në Liban, sipas burimeve amerikane dhe libaneze që folën me Zërin e Amerikës në fillim të këtij muaji.

Këto sulme përfshijnë sulmet ajrore izraelite të së dielës në degët e institucionit bankar të Hezbollahut ‘Al-Qard Al-Hassan’ në pjesët e Libanit që kontrollohen nga Hezbollahu, përfshirë në bastionin në jug të Bejrutit.

Intensifikimi i ofensivës së Izraelit vjen pas 11 muajve të kundër përgjigjes së kufizuar ushtarake ndaj sulmeve të Hezbollahut në veri të shtetit hebre. Grupi libanez filloi sulmet ndaj Izraelit një ditë pas sulmit terrorist të grupit Hamas në Izraelin jugor më 7 tetor, sulm ky që ndezi luftën mbi 1 vjeçare në Rripin e Gazës.

Ish-zyrtarët amerikanë, të cilët folën ekskluzivisht për Zërin e Amerikës për aktivitetet ndërkombëtare të trafikut të drogës të grupit Hezbollah, thanë se burimet e tyre në Evropë kanë raportuar këtë muaj një rritje të interesimit nga grupi militant libanez për trafikimin e drogës në kontinentin evropian.

Grupi militant libanez Hezbollah drejton një rrjet global kriminalo-financiar, me qendra në Afrikë dhe Amerikën Latine, sipas Zyrës së Studimeve të Kongresit amerikan. Agjencia e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, Europol, tha në një raport të vitit 2022 se grupi Hezbollah gjithashtu përdor bllokun evropian si një “bazë për mbledhjen e fondeve, rekrutimin dhe aktivitetet kriminale nga të cilat ata marrin fitime të konsiderueshme”.

Grupi libanez ka ndërtuar një “rrjet bashkëpunëtorësh” në Bashkimin Evropian, të dyshuar për “transportin dhe shpërndarjen e drogës dhe drejtimin e operacioneve të pastrimit të parave”, thuhet në raportin e Europol-it.

“Kam biseduar me disa trafikantë që veprojnë në Evropë, të cilët janë arrestuar në të kaluarën dhe janë rekrutuar si burime të organeve të rendit dhe që i janë rikthyer trafikimit”, thotë David Asher, ish zyrtar i Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Mbrojtjes, i cili është marrë me operacionet kundër trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave nga grupi Hezbollah, gjatë një interviste me Zërin e Amerikës më 9 tetor.

“Ata më kanë thënë se janë kontaktuar për të organizuar dërgimin e drogës te individët që kanë lidhje me Hezbollahun, sa më shpejtë që është e mundur”, thotë më tej zoti Asher.

“Kjo nuk do të thotë që tanimë është shtuar sasia e drogës që mund të blihet në rrugë, por unë e pres që kjo të ndodhë pasi fondet e Hezbollahut në Liban janë në rrezik dhe ata duhet të sigurojnë më shumë para përmes rrugëve të paligjshme”.

Thomas Cindric, agjent në pension i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Luftën Kundër Drogës (DEA) i tha Zërit të Amerikës të hënën se njerëzit që kanë lidhje me trafikimin e drogës gjithashtu kanë njoftuar për një rritje të aktivitetit të trafikimit të drogës në Evropë nga grupet që kanë lidhje me Hezbollahun, gjatë dhjetë ditëve të fundit.

Droge Hezbollah trafikim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.