Hidhet për konsultim publik amnistia fiskale dhe penale për deklarimin vullnetar të pasurisë. Subjekte të këtij ligji janë individët shtetas të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nëse janë residentë tatimorë ose jo në Republikën e Shqipërisë, personat fizikë dhe juridikë, tatimpagues rezidentë në Republikën e Shqipërisë, si dhe individët rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht shtetësisë së tyre.
Media mëson se ndryshe nga drafti i parë do lejohet deklarimi deri në 2 milionë euro pasuri dhe do të ketë 2 fasha dhe jo 3.
Ata që deklarohen në 4 muajit e parë do të paguajnë tatim 7%, dhe 10% per të dytët. Aktualisht tatimi për deklarimet është 15%.