Aftësinë për t’ju larguar gjahtarëve, zogjtë e kanë sapo lindin. Pra nuk është një aftësi që fitohet nga përvoja apo mësohet nga prindërit, por sapo vijnë në jetë, ata dinë të ngadalësojnë apo ndalojnë lëvizjen, me qëllim që t’i fshihen kërcënimit, edhe kur është mjaft larg.
Ky është rezultati i një studimi të Universitetit të Trentos në bashkëpunim me Universitetin Londinez Queen Mary dhe është publikuar në revistën Pnas të akademisë amerikanë të shkencave.
Këto zbulime janë të rëndësishme, pasi na qartësojnë akoma më shumë që ne nuk lindim me trurin të pastër pa asnjë informacion, por lindim me mekanizma të sofistikuar që na bëjnë të aftë të përdorim strategji përballë stimujve të ndryshëm të jashtëm.