Analisti, Dritan Hila e ka cilësuar samitin për Ukrainën, i cili mbajt sot në Tiranë si PR për vendin tonë.
I ftuar në emisionin “Open”, Hila tha ndër të tjera se Zelensky është i preferuari i amerikanëve dhe kjo gjë bën që Shqipëria të jetë pjesë e boshtit perëndimor, udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Samiti ishte PR për Shqipërinë. Samiti për Ukrainën nuk u mbajt në Beograd dhe në asnjë vend tjetër të rajonit, por në Shqipëri. Thelbësore është që përfaqësues të Kosovës ishin aty. Zelensky është njeri i SHBA-ve dhe ne si Shqipëri na bën nder që na viziton një person i tillë.
Përgatitja e një Samiti të tillë nga Shqipëria e bën vendin tonë pjesë të një boshti, që përkrahet nga amerikanët. Zelensky e ka të qartë se ekonomikisht ne nuk e ndihmojmë dot, por ai mendon se mund të gjejë ndihma të tjera nga Shqipëria dhe vendet e Ballkanit. Zelenskyt i duhet edhe një rigjallërim i PR të tij për të treguar se ka bërë një luftë të gjatë”, deklaroi Hila.