Është riaktivizuar zjarri i cili përfshiu një ditë më parë kodrat me ullinj në Pilur.
Ditën e sotme për shkak edhe të terrenit të vështirë ka nisur ndërhyrja nga ajri.
Zjarri i favorizuar dhe nga era, ka përparuar duke djegur shkurre por dhe pemë që ndodhen në atë zonë, por duke u ngjitur edhe me lart në mal.
Nga mesdita e djeshme dhe në vijim rreth 15 forca të zjarrfikëses së Himarës, punonjës së policisë së komisariatit dhe bashkisë së Himarës por dhe emergjencat civile po luftojnë për ta shuar zjarrin.
