Një i ri shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke, pasi ndaj tij u ngritur një kallëzim për veprën penale të falsifikimit nga Nëndrejtoria e Sigurimit të Athinës.
Pak ditë më parë, 23-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka ndaluar një kalimtar në zonën e Bajronit dhe e ka kontrolluar duke pretenduar se është polic.
23-vjeçari, kur u njoftua se policia po e kërkonte është paraqitur më 31 janar në nëndrejtorinë e Sigurimit të Athinës me makinerinë që përdorte e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.